Egnatia, Struga, Ballkani dhe Deçiç arritën që të arrin rezultate pozitive në ndeshjet e para të turit të dytë të Conference League. Katër skuadrat kampione, ndonëse u larguan nga Liga e Kampioneve, po bënë mirë në Conference League, teksa konsiderohen favorite për të kaluar në turin e tretë të këtij kompeticioni.
Egnatia triumfoi minimalisht në Islandë ndaj Vikingur. Skuadra rrogozhinase u mjaftua nga goli i Henri Xhoel, për t’u kthyer me një rezultat shumë të favorshëm në Shqipëri. Skuadra e Edlir Tetovës, ndonëse përballë pati kampionët e Islandës, e menaxhoi mirë sfidën e tashmë në Shkodër ka dy rezultate për të avanacuar më tej. Shorti për në turin e tretë sërish mund të quhet i kënaqshëm, pasi janë shmangur emrat e mëdhenj. Në rast se Egnatia kalon më tej, atëherë do të përballet me ekipin që kalon mes Virtus nga San Marino, ose Flora Talin nga Estonia.
Skuadra kampione e Malit të Zi, Deçiç, gjithashtu regjistroi një fitore fantastike ndaj Dinamo Batumit, duke arritur të shënojë dy gola në transfertë, e në takimin e kthimit i duhet vetëm të administrojë suksesin e regjistruar. Me fitore e mbylli ndeshjen e parë dhe Struga, që në përballjen e kampionët e Armenisë Pyunik triumfoi 2-1 në shtëpi. Skuadra e Qatip Osmanit do luajë llogaritë e saj transfertë, ku dhe një barazim do i mjaftonte për të arritur në turin e tretë.
Ballkani, që në dy sezonet e fundit ka qenë krenaria e shqiptarëve, ka hasur vështirësi në këtë edicion. Skuadra nga Suhareka barazoi pa gola ndaj Hamrun, në një sfidë ku humbi një 11-metërsh dhe dominoi për gjatë gjithë takimit. Pavarësisht barazimit në Kosovë, dardanët përsëri janë favorit për të kaluar më tej, pavarësisht se takimi i kthimit do të luhet në Maltë.
Katër skuadra kampione, të cilat mund të kalojnë në turin e tretë të Conference League, por gjithçka do të qartësohet javën që vjen duke nisur që të martën kur Ballkani do të zbresë në fushën e lojës. Sfida e Kampionëve të Kosovës do të vijë në ekranin e SuperSport në Digitalb, duke nisur nga ora 20:00 në datën 30 korrik.