Kevin de Bryjne është subjekt i një beteje intensive nga disa klube amerikane për nënshkrimin e tij nga sezoni 2025/26 dhe më tej. Belgu do t’i japë fund qëndrimit të tij dhjetëvjeçar me Mançester Sitin pas përfundimit të sezonit aktual, pasi klubi e njoftoi për vendimin për të mos rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në fund të qershorit.
Nuk dihet ende nëse ai do të luajë në Botërorin e Klubeve, faza e grupeve të të cilit zgjat pikërisht deri në qershor. Për t’u vendosur se çfarë do të ndodhë më pas, apo nëse do të ketë një akord të ri me “Qytetarët” që mund ta kenë nevojë për fantazistin, nëse kualifikohen për fazën me eliminim direkt.
Dhe nëse kjo ndodh, De Bryjne mund të mos largohet as nga Shtetet e Bashkuara pas turneut, sepse, sipas “The Athletic”, ka disa klube të cilat kanë zbuluar interesin e tyre për këtë lojtar: Inter Majami, Çikago, Nju Jork Siti dhe D.C. Junajtid-thuhet se kanë bërë disa biseda eksploruese që synojnë nënshkrimin e De Bryjnes në verë.
PANORAMASPORT.AL