• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Katër orë bisedë dhe tre trajnerë! Në Itali zbulojnë detajet e takimit Furlani-Tare për të ardhmen e Milanit

16/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Administratori i Milanit, Xhorxho Furlani, është takuar dje në Romë me Igli Taren, i cili është tashmë kandidati kryesor për t’u bërë drejtori sportiv i ardhshëm i kuqezinjve. Një takim i parë, të cilin pritet ta pasojën disa të tjerë në javën e ardhshme.

asdasdasdasdsa

Por që tani ka filluar të qarkullojnë në mediat italiane detaje rreth bisedës që zgjati rreth katër orë mes të dyve. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, është folur më pak për kohëzgjatjen e kontratës, që mund të jetë dy ose trevjeçare, e më shumë për emrat konkret të atyre që do të drejtojnë ekipin në edicionin e  ri.

Diskutimet kanë qenë mbi trajnerin, me tre emra që mendohet se kanë qenë tema kryesore që ka trajtuar Furlani me Taren duke kërkuar mendim nga ai. Masimiliano Alegri mbetet zgjedhja e parë, një fitues “i sigurt” i cili njeh mirë edhe ambientin kuqezi pasi ka qenë më parë pjesë e këtij klubi. I dyti është Vinçenco Italiano, i cili pas rritjes së Fiorentinës, mori përsipër të vazhdonte projektin e Bolonjës, me shumë sukses. Ndërsa i treti, më pak i kuotuar, është Çesk Fabregas, pasi spanjoili po bën mirë me Komon, por duhet të konfirmohet me të paktën edhe një tjetër sezon në këto nivele.

Trajneri është një nga pikat më delikate te Milani i të ardhmes, pasi tashmë është e qartë se Konseisao do të bëjë gati valixhet e do të largohet në verë. Tare, nëse do të emërohet në postin e drejtorit sportiv, do ta nisë punën pikërisht me zgjedhjen e trajnerit të ri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi dhe Ronaldo do të luajnë bashkë për herë të parë?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.