Pas paraqitjes pozitive në Monza, Ferrari po ndjek një rezultat të madh në Baku të Azerbajxhanit ku zhvillohet gara e radhës në Formula 1. Pistë ku Charles Leclerc ka marrë katër “pole position” radhazi. Te Ferrari janë ende duke ndjekur fitoren e parë të vitit 2025 dhe piloti monegask po i mban këmbët në tokë përpara garës.
“A mendoj se do të fitoj? Nuk e di. Më pëlqen patjetër Baku, është një pistë ku kemi qenë të fortë edhe në vitet kur ishte e vështirë ta bënim këtë. Kështu që, jam optimist, sepse nga “pole position” në fitore, janë shumë xhiro shtesë...”, tha Leclerc.
“Të shohim se ku jemi. Nuk jemi makina më e mirë. McLaren është, natyrisht, por pres edhe gjëra të shkëlqyera nga Red Bull dhe Verstappen. Bëmë disa gjëra të mira këtu në kualifikime, por kjo nuk ka rëndësi. Pas kësaj, është gara, dhe unë do t’i jap gjithçka”, shtoi ferraristi.
“Detyra jonë është të kemi një makinë të mirë. Le ta fillojmë me këmbën e djathtë këtë fundjavë. E vërteta është se ka shumë pikëpyetje për të gjithë dhe nuk e dimë se çfarë do të jetë. Jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë; do të shohim se ku do të jemi në garë”, tha Leclerc.