Tuesday, 7. April 2026
Sport

Katër skuadra në garë për finalen, nesër luhen gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë

GS 07/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale, që do të transmetohen në RTSH. Katër skuadrat e mbetura në garë do të zbresin në fushë për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe të kompeticionit.

Në stadiumin Air Albania, Dinamo City do të përballet me Vllazninë në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar mes dy skuadrave me histori në futbollin shqiptar. Të dy ekipet synojnë të sigurojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë për të krijuar avantazh përpara përballjes së kthimit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia do të presë AF Elbasanin në stadiumin Arena Egnatia. Dy skuadrat do të kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht ndeshjen e parë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

Të dyja përballjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill duke nisur nga ora 18:00, ndërsa ndeshjet e kthimit do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale

Dinamo City–Vllaznia, 8 prill, ora 18:00, “Air Albania”

Egnatia–AF Elbasani, 8 prill, ora 18:00, “Arena Egnatia”

Teilen: