• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Katër skuadra të Serisë A ndjekin Kristian Shpendin

16/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni i jashtëzakonshëm i Kristian Shpendit me Çezenën, duke shënuar 20 gola në një edicion ku u sigurua ngjitja në Serinë B, ka rritur interesin për sulmuesin shqiptar nga klubet e elitës.

Mediat italiane raportojnë se ka një interes të madh për djaloshin shqiptar dhe janë të paktën 4 skuadra të Serisë A që kanë shfaqur interes.

Fiorentina, Sasuolo, Leçe dhe Empoli janë klubet të cilat kanë shprehur interes konkret për lojtarin dhe janë të gatshme të ulen në tavolinën e bisedimeve me Çezënen për të diskutuar të ardhmen e tij.

Megjithatë, kalimi direkt nga Seria C në Serinë A, nuk është aq i thjeshtë. Ndaj sipas mediave italiane, Çezena po mendon që t’u propozojë klubeve që kanë ndër mend të blejnë futbollistin, që ta lejojë të qëndrojë edhe një vit në Serinë B në radhët e kësaj skuadre, për t’u mësuar me nivelin më të lartë të futbollit që kërkon ngjitja në kategori.

Një nga klubet më të interesuara është Empoli, i cili ka në përbërje edhe vëllain tjetër binjak, Stivenin. Çezena dhe Empoli mendohet se në fund të sezonit do të hyjnë në diskutime për të bërë të mundur që në edicionin e ardhshëm të dy vëllezërit Shpendi të bashkohen përsëri, këtë herë në Serinë B, te skuadra aktuale.

Në këtë mënyrë, Kristian do të merrte eksperiencën që i duhej për të bërë më pas hapin drejt Serisë A, ndërsa edhe Stiven do të gjente minutazhin që i mungoi në sezonin aktual te Empoli. Më pas, të dy do të vazhdonin të luanin përsëri bashkë te ky i fundit pas një viti.

Next Post

Skandal: Tifozët e Barcelonës këndojnë për vdekjen e Viniciusit para ndeshjes së tyre me PSG’në

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.