Në Leipzig, katër tifozë italianë u plagosën pasi u sulmuan nga një grup ultras kroatë në fund të ndeshjes së Kampionatit Evropian midis të kaltërve dhe Kombëtares së Modric dhe dy përfunduan në spital. Këtë e konfirmoi policia e Leipzig: “Mbrëmë ka pasur një sherr mes tifozëve italianë dhe kroatë në afërsi të qendrës së Leipzig. Në grup prej rreth 20 tifozësh kroatë kanë sulmuar fizikisht tifozët italianë duke i goditur me shkelma dhe grushta. Katër nga të sulmuarit u plagosën, dy prej të cilëve u shtruan në spital”.
“Policia arriti të identifikojë njëmbëdhjetë të dyshuar (kroatë dhe boshnjakë, të moshës nga 21 deri në 44 vjeç) dhe t’i marrë në paraburgim – raportoi më tej policia – Më pas të gjithë u liruan. Kundër tyre u hap një hetim”.