Lufta për katërshen finale për momentin duket vetëm teorike, pasi fitorja e Dinamos me Elbasanin ka krijuar një distancë prej tetë pikësh midis katër më të mirëve dhe pjesës tjetër të skuadrave. Aktualisht vetëm Elbasani mund të ketë shpresa, të tjerët janë të zënë me luftën për mbijetesë.
Fitorja e Dinamos në Elbasan ka krijuar një hendek prej tetë pikësh midis katërshes kryesuese dhe pjesës tjetër të skuadrave. Në fakt, skuadra me renditjen më të mirë nga pjesa tjetër dhe që mund të kishte shanse për të synuar katërshen është pikërisht Elbasani. Në prag të takimit, diferenca midis tyre ishte gjashtë, dhe fitorja e verdhebluve do ta çonte në vetëm tri pikë diferencën me Dinamon, në vendin e katërt.
Tani, skuadra më e afërt është Egnatia, me tetë pikë më tepër se Elbasani, ndërkohë që Partizani, Dinamo e Vllaznia kanë nga një pikë më tepër. Të paktën për momentin, Elbasani duket se ka mbetur e vetmja skuadër që mund të mendojë për katërshen finale, sidomos duke ditur që ato do të përplasen me njëra-tjetrën në javën e ardhshme.
Të tjerët janë të përfshirë në luftën për mbijetesë. Teuta ka humbur shumë terren dhe mbijetesa është tani objektivi real për skuadrën durrsake. Bylis ecën me hap pretendenti në javët e fundit, megjithatë distanca është me katër të parat është e madhe, ndërsa zona e ftohtë, edhe poshtë ballshiotëve tani, nuk është larg dhe një humbje do të rikthente sërish frikën.
Ndërsa lufta për një renditje sa më të mirë brenda katërshes duket e forta, lufta për të siguruar katërshen tani për tani është e ftohtë.