Monday, 30. March 2026
Sport

Kazakët favoritë

GS 29/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kazakët favoritë, ja sa kuotohen skuadrat në duelin Partizani – Astana!

Janë publikuar edhe koeficientet e basteve për ndeshjen e kthimit mes Partizanit dhe Astanës, e vlefshme për “play off”-in e Ligës së Konferencës. 

Edhe në këtë sfidë, kompanitë e basteve shohin Astanën si favorite për të fituar sfidën, pavarësisht se Partizani është pritës.

Fitorja e kazakëve kuotohet 2.15, kundrejt 3.27 të Partizanit, teksa një barazim i mundshëm e ka koeficientin 3.15.

Teilen: