Saturday, 11. April 2026
Sport

KB Bashkimi prezanton qendrën Nzeakor

GS 09/02/2026 1 Min. Lesezeit

Qendra Josh Nzeakor është rikthyer të basketbollin e Kosovës, por te skuadra e Bashkimit nga Prizreni.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të hënën e ka prezantuar Nzeakorin, i cili do të jetë pjesë e klubit për pjesën e mbetur të sezonit aktual.

28-vjeçari i gjatë 203 centimetra, e njeh mirë Superligën e Kosovës pasi sezonin e shkuar ishte pjesë e Sigal Prishtinës dhe ndër lojtarët më efikas në ekip.

Nzeakor i bashkohet Bashkimit pas aventurës në Izrael te skuadrat Hapoel Safed Galil, ku ka luajtur me një mesatare prej 18 pikëve e 9 kërcimeve për ndeshje.

Ai do të jetë një përforcim i duhur për ekipin nga Prizreni, i cili këtë sezon po synon titullin e kampionit të Kosovës.

Nzeakor pritet që këtë vikend të debutojë me fanellën e Bashkimit dhe atë në ndeshjen kundër Pejës, të cilën e luan në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi, aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me 32 pikë, tri më pak se Trepça që është lidere pas 19-të xhirove të zhvilluara deri më tani.

Teilen: