KB Bashkimi ka bërë një reagim lidhur me incidentet që ndodhën në ndeshjen kundër Pejës në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.
Klubi prizrenas në një komunikatë ka dënuar aktet e tifozëvëe vendas,ku këta të fundit hodhën gjësende të forta,ku basketbollisti Dardan Berisha u qëllua me kokë dhe se këto veprime sipas tyre janë të papranueshme dhe cenojnë vlerat e klubit.
“Në ndeshjen e fundit ndaj KB GO+Peja, për fat të keq, disa individë të papërgjegjshëm (3–4 persona) hodhën shkrepsa në drejtim të parketit, me ç’rast u godit edhe një lojtar i skuadrës mysafire. Ky veprim i papranueshëm dhe vulgar nuk përfaqëson vlerat e klubit tonë, as shumicën dërrmuese të tifozëve tanë të vërtetë dhe distancohemi nga veprime të tilla që më së paku përfaqësojne klubin dhe qytetin e Prizrenit.”
Tutje KB Bashkimi konfirmoi se si pasojë e kësaj kanë marrë një dënim prej 3.200 euro gjobë,si dhe 3 ndeshje të tjera prizrenasit do t’i zhvillojnë pa praninë e shikuesve.
Në fund KB Bashkimi bën apel që të reflektojnë të gjithë nga këto ngjarje,dhe se akte të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

