Basketbollisti Adem Mekiq nuk është më pjesë e skuadrës së Borës, e cila ka konfirmuar ndarjen me kapitenin.
Ekipi i Superligës së Kosovës, të hënën ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me basketbollistin në fjalë.
Mekiq ishte pjesë e Borës edhe sezonin e shkuar, ndërsa para fillimit të këtij sezoni e rinovoi kontratën deri në vitin 2027, si dhe mori shiritin e kapitenit.
Megjithtaë, Bora ka falënderuar Mekiqin për gjithçka, si dhe i ka dëshiruar suksese në kapitullin e radhës të karrierës së tij.
“Ademi ishte pjesë e ekipit tonë që nga sezoni 2024/2025 dhe gjatë kësaj kohe tregoi cilësi të larta, profesionalizëm dhe kontribut të vlefshëm në parket. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të skuadrës sonë”, ka shkruar Bora në njoftim.
Mekiq në sezonin aktual ka luajtur me një mesatare prej 11 pikëve, 5 kërcimeve e 4 asistime për ndeshje, ndërsa Bora është e katërta në tabelë me 30 pikë pas 20 ndeshjeve të luajtura në Superligë, ku ka regjistruar 10 fitore kardshi 10 humbjeve.