Dominic Artis është përforcimi më i ri dhe kryesor i këtij sezoni te KB Peja.
Peja të enjten ka prezantuar Artisin, i cili llogaritet vendor pasi ka pasaportë kosovare dhe ka luajtur për kombëtaren e Kosoves.
“Organizatori Amerikan me shtetësi Kosovare vjen në Pejë pas një karriere të pasur ndërkombëtare, me përvojë në ligat e Francës, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Turqisë dhe garat Evropiane”, thuhet në njoftim
Artis ka përfaqësuar skuadra si Cholet Basket, SIG Strasbourg, Cedevita Olimpija dhe Igokea.
“Me përvojën, cilësitë dhe vizionin e tij në lojë, ai vjen për t’i dhënë një dimension të ri skuadrës sonë dhe në KB Peja, që nga ndeshja e radhës ai ka të drejtë të luan menjeherë si lojtar vendor”, shkruan Peja.
Artis te Peja debuton kundër Sigal Prishtina, të shtunën në palestrën “Karagaçi”.