Wednesday, 11. November 2026
Sport

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

GS 11/11/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti amerikan, Jack Hemphill është përforcimi më i ri te KB Peja.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të mërkurën e ka prezantuar basketbollistin e gjatë 206 centimetra, i cili luan në pozitën e qendrës.

Hemphill ka përvojë të madhe ndërkombëtare pasi gjatë karrierës ka luajtur në Serbi, Turqi, Sllovaki, Çeki, Holandë, Bullgari, Portugali dhe Kanada.

“Në paraqitjet e tij me të gjitha këto ekipe ai ka treguar potencialin e tij ofensiv dhe kontributin nën kosh. Jack, debuton menjeherë në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Peja, duke i uruar mirëseardhje përforcimit të ri.

Peja në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës, e pret kampionen në fuqi, Trepçën në ndeshjen që luhet të dielën nga ora 17:00.

KB Peja renditet e gjashta në tabelë me 10 pikë dhe është në një seri negative prej gjashtë humbjeve rresht.

Teilen: