Ende pa luajtur ndeshje kampionale në Superligën e Kosovës, KB Peja do të testohet seriozisht në skenën evropiane.
Peja, të mërkurën e luan ndeshjen e parë kundër Dinamo Bukureshtit, në kuadër të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup.
Kjo përballje luhet në palestrën “Karagaçi” prej orës 20:15, ndërsa ajo e kthimit pas një javë ne Bukuresht të Rumanisë.
Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve, avancon në stinorin e rregullt, përkatësisht në fazën grupore të FIBA Europe Cup, në të cilën tashmë janë Trepça e Bashkimi.
KB Peja, të shtunën e shkuar është dashur të luajë ndeshje kampionale me Sigal Prishtinën, në kuadër të xhiros së parë.
Megjithatë, Peja e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar për shkak se Prishtina nuk arriti të regjistrojë lojtarët për shkak të sanksionimit në BAT të FIBA-s.