Wednesday, 13. May 2026
Sport

KB Peja hap rrugën për drejtues të rinj, njofton për Kuvendin Zgjedhor

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pas dorëheqjes së kryesisë dhe bordit drejtues muaj më parë, KB Peja ka hapur rrugën për drejtues të rinj.

Skuadra pejane ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, që do të zhvillohet me datë 24 maj 2026, ora 18:00.

Në këtë kuvend pritet të emërohet Presidenti i ri, dy nënkryetarë dhe Bordi i ri i klubit.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë gjithë opinionin e gjërë publik se në bazë të nenit 19 të statutit të KB Peja, me rekomandimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Federatës së Basketbollit:

KB Peja konvokon Kuvendin Zgjedhor – që do të zhvillohet me datë 24 maj 2026, ora 18:00.

Antarësia dhe delegatët e organit më të lartë të KB Peja, në këtë kuvend do të vendosin për Presidentin e ri, dy nën kryetar dhe Bordin ri të klubit. Në vijim, nga bordi i ri do të emërohet edhe Drejtori i ardhshëm i klubit.

KB Peja gjithmonë është e hapur për figura të reja me aftësi menaxhuese, dhe gjithmonë mirëpret njerëz që duan të kontribojnë për të mirën e klubit.

 

Teilen: