Friday, 1. May 2026
Futboll

KB Peja me ankesa për sjelljet e Drilon Hajrizit gjatë ndeshjes

GS 01/05/2026 2 Min. Lesezeit

KB Trepça arriti një fitore të madhe të enjten në gjysmëfinalen e tretë ndaj Pejës, duke rikthyer epërsinë 2-1 në serinë e play-off-it.

Drilon Hajrizi spikati me një paraqitje fantastike në fushë, por nuk munguan polemikat. Peja ka publikuar një video ku akuzon Hajrizin se nxiti publikun në Mitrovicë të shfaqë urrejtje ndaj lojtarëve të tyre dhe ofendoi disa basketbollistë në palestër.

Në komunikatën e plotë, klubi i Pejës thekson:

Çfarë po na mëson Driloni me këto sjellje? Çfarë po na mëson ai me këto të shara?

Në sport gjithmonë do jetë ekipi që fiton dhe ai që humb, por në sport rrallë ka këso lojtar që nuk i kontrollojnë emocionet dhe ofrojnë shembuj katastrofal. Ishte pikërisht Driloni, ai që pas ndeshjes në Pejë – ekzagjeroi situata duke nxitur publikun në Mitrovicë për urrejtje.

Ndeshjet kalojnë, sezonet kalojnë, fjala e thënë nuk kthehet prapa. KB Peja shpreson që profesionaliteti i treguar nga kryesia e KB Trepça, basketbollistët e tjerë në fushë dhe stafi i trajnerëve – të përqohet edhe nga lojtari me sjellje katastrofale që po shfaqet në video.

Ju mirëpresim të dielën edhe për një ndeshje tjetër spektakolare në Pejë

KB Peja falënderon kryesinë e Trepçës për organizimin dhe mirëpritjen, duke shpresuar që sjellja e Hajrizit të përmirësohet në të ardhmen.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, dhe nëse Trepça fiton, ajo do të kualifikohet në finale.

Teilen: