• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KB Peja reagon ashpër pasi KQZ vazhdon ta mbajë të bllokuar palestrën “Karagaç”

16/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i basketbollit GO+ Peja ka reaguar ndaj situatës së krijuar me palestrën “Karagaç”, e cila sipas marrëveshjes me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të duhej të ishte liruar më 16 tetor.

Në reagim thuhet se përkundër premtimeve, palestra vazhdon të jetë e zënë nga KQZ-ja, duke penguar zhvillimin normal të sezonit sportiv

“Papërgjegjësia ka emër. Sot shënon data 16 tetor, kur sipas marrëveshjes dhe premtimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, palestra ‘Karagaçi’ do të duhej të ishte e liruar për klubet në mënyrë që të vazhdojë në mënyrë të rregullt mbarëvajtja e edicionit sportiv. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodhë, të paktën këtë javë,” thuhet në njoftimin e klubit.

GO+ Peja thekson se është detyruar të stërvitet në një sallë shkolle që nuk i plotëson kërkesat për intensitetin e punës së ekipit. Për më tepër, skuadra është detyruar që ndeshjen e parë historike në ENBL ta zhvillojë jashtë Pejës, duke humbur përkrahjen e tifozëve.

“Po të mos mjaftonte kjo, si duket GO+ Peja do të detyrohet që edhe ndeshjen e parë si vendas këtë sezon, të paraparë më 18 tetor ndaj KB G.E Yllit, ta shtyjë për një afat tjetër, pasi salla vazhdon të jetë e zënë nga KQZ. Kjo e vendos klubin tonë dhe Superligën në pozitë shumë të vështirë,” përfundon reagimi.

Next Post

Yamal i pari në botë, Salah i dyti, Shaqiri i dhjeti!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.