Tuesday, 21. April 2026
Sport

KB Policia arrin fitoren e parë sezonale

GS 01/11/2025 1 Min. Lesezeit

KB Policia ka shënuar fitoren e parë të këtij sezoni në Ligën e Dytë të Kosovës.

Të shtunën mbrëma në Lipjan, KB Policia triumfoi ndaj KB Sharri 69:41.

“Pas dy përballjeve të vështira, KB Policia e Kosovës rikthehet fuqishëm dhe arrin fitoren e parë të sezonit!” thuhet në njoftimin e KB Policia.

Ndeshja është pëshkruar si e fortë, me plot intensitet dhe emocione deri në fund.

“Me zemër, energji dhe lojë ekipore, e vulosëm këtë fitore të merituar që na jep shtysë për ndeshjet që vijnë”, thuhet në njoftimin e KB Policia.

Kjo skuadër po debuton këtë sezon në basketbollin kosovar.

Teilen: