Saturday, 11. April 2026
Sport

KB Policia e Kosovës shënon fitoren e tretë radhazi, triumfon bindshëm ndaj KB Sfera

GS 15/11/2025 1 Min. Lesezeit

KB Policia e Kosovës ka vazhduar formën e shkëlqyer në kampionat, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë.

Skuadra bleu një fitore të thellë sonte në Lipjan, duke mposhtur KB Sfera me rezultat 86:57.

Ndeshja nisi me rivalitet, mirëpo pas minutave të para Policia e Kosovës mori kontrollin e plotë të lojës, duke imponuar ritëm të lartë, energji dhe lojë kolektive. Pjesa e dytë vetëm sa e thelloi epërsinë e tyre, derisa fitorja u vulos me diferencë të madhe pikësh.

Nga klubi u vlerësua se ekipi po tregon formë të qëndrueshme dhe energji maksimale, ndërsa synimet mbeten të larta për vazhdimin e sezonit.

KB Policia e Kosovës tani regjistron tre fitore radhazi, duke forcuar pozitat e saj në garë.

Teilen: