Wednesday, 25. March 2026
Sport

KB Prishtina përforcohet me amerikanin Knowles

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina ka vazhduar me përforcime.

Basketbollisti nga Bahamet, Zane Knowles, i cili është i gjatë 208 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës ka zbarkuar te Prishtina.

Lajmi konfirmohet nga klubit kryeqytetas, shkruan lajmi.net.

Knowles është prezantuar të enjten dhe do të jetë pjesë e Prishtinës për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Ai tashmë i është bashkuar ekipit të ri dhe te Prishtina do të debutojë këtë vikend në ndeshjen kampionale kundër Vëllaznimit në Gjakovë.

Knowles në edicionin e fundit, ka luajtur në Bullgari te skuadra CSKA Sofia dhe ka pasur një mesatare prej 14 pikëve dhe 8 kërcimeve për ndeshje.

Knowles ka përvojë të madhe në basketbollin evropian pasi karrierë ka bërë edhe në Turqi, Hungari, Greqi e Francë. /Lajmi.net/

Teilen: