Sunday, 17. May 2026
Sport

KB Trepça nis mbrojtjen e titullit ndaj Bashkimit

GS 05/09/2024 2 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça do ta nis mbrojtjen e titullit dhe atësi mysafire e një kundërshtari që në sezonin 2024/25 do të luftoj për trofe.

Të enjten paradite, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), është tërhequr shorti për sezonin e ri, i cili vikendin e ardhshëm, saktësisht më datën 14 shtator.

Qysh në xhiron e parë, do të kemi ndeshje derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, e cila do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Trepça llogaritet favorite edhe këtë sezon pasi sezonin e fundit i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm, ndërsa Bashkimi është forcuar dukshëm dhe ka bërë investime të mëdha për ta kërkuar suksesin dhe kthimin në majat e basketbollit kosovar.

Në fakt, të gjitha tetë ekipet që do të paraqiten në sezonin 2024/25 janë përforcuar dhe priten ndeshje të forta dhe tejet interesante, pothuajse në secilën xhiro.

Edhe nënkampioni, Golden Eagle Ylli në xhiron e parë do të luaj në udhëtim, ku në kryeqytet do të përballet me Borën, ekip që po e bën debutimin e tij në elitën e basketbollit kosovar.

Skuadra e Vëllaznimit në Gjakovë e pret Pejën, ndërsa Sigal Prishtina do të jetë mysafire e Proton Cable Prizrenit.

Megjithatë, para se të filloj sezoni i ri, të gjitha tetë ekipet do ta kenë testin përfundimtar në turneun e Superkupës së Kosovës që do të mbahet në Prizren.

Ky turne nis të shtunën me ndeshjet çerekfinale dhe skuadra që trifumfon, sigurisht se do të jetë në mesin e favoritëve edhe për titullin e kampionit.

Teilen: