Basketbollistët Arbin Rushiti e Visar Ejupi, nuk janë më pjesë e skuadrës së Vëllaznimit që bën gara në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Gjakova, ka njoftuar të martën se ka mbyllur bashkëpunimin me dy basketbollistët, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe u ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.
Si Rushiti ashtu edhe Ejupi iu bashkuan Vëllaznimit në fillim të këtij sezoni, por nuk kanë pasur minutazhë të mjaftueshme.
Rushiti në 11-të paraqitje, ka luajtur me një mesatare prej 3 pikëve e 2 kërcimeve për ndeshje, ndërsa Ejupi në total ka luajtur pesë minuta në shtatë ndeshje.
Aktualisht, Vëllaznimi është në pozitën e gjashtë në tabelë me 5 fitore e 7 humbje pas 12-të xhirove të luajtura deri më tani.