Monday, 19. October 2026
Sport

KB Vëllaznimi prezanton Davisin

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti Shaheed Davis është rikthyer në Kosovë, por jo te skuadra e Sigal Prishtinës për të cilën luajti sezonin e shkuar.

Davis në sezonin aktual do të jetë pjesë e skuadrës së Vëllaznimit, e cila e ka prezantuar të hënën.

Amerikani i gjatë 206 centimetra luan në pozitat 4 dhe 5, ndërsa do të jetë pjesë e ekipit nga Gjakova për pjesën e mbetur të sezonit.

“Me përvojën dhe cilësitë e tij, Davis pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë në vazhdim të sezonit”, ka shkruar Vëllaznimi në njoftim.

Davis ka një përvojë të madhe në basketbollin evropian, ndërsa ka luajtur edhe në Japoni e Irak krahas karrierës që e ka bërë në Itali, Bullhari, Greqi, Angli, Izrael, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.

Aktualisht, Vëllaznimi renditet i fundit në Superligë me 6 pikë të tubuara pas po aq ndeshjeve të luajtura në sezonin aktual.

Teilen: