Tuesday, 18. August 2026
Sport

KB Vëllaznimi siguron të huajin e parë

GS 18/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas trajnerit Aleksandar Jonçevski dhe basketbollistëve vendor, skuadra e Vëllaznimit ka angazhuar edhe lojtarin e parë të huaj për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për amerikanin Kentrell Pullian, i cili do të jetë pjesë e ekipit nga Gjakova në sezonin 2026/27 të Superligës.

Pullian është i huaji i parë te Vëllaznimi, ekip që pritet së shpejti të kompletohet edhe më të huajt e tjerë, në mënyrë që të fillojë përgatitjet.

Pullian e njeh mirë Superligën e Kosovës pasi sezonin e shkuar ishte pjesë e Rahovecit 029, duke qenë ndër lojtarët kryesor të ekipit që e ndihmoi të mbetet pjesë e elitës.

Me fanelllën e Rahovecit 029, Pullian luajti me një mesatare prej 17 pikë, 5 kërcimeve dhe 6 asistimeve për ndeshje.

Vëllaznimi ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ri me anë të “Wild Card” pasi sezonin e shkuar përfundoi i fundit në tabelë.

Teilen: