Thursday, 14. May 2026
Sport

KB Vëllaznimi vazhdon bashkëpunimin me Sharinin

GS 06/05/2025 1 Min. Lesezeit

Pa përfunduar ende sezoni 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadra e Vëllaznimit ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm.

Klubi gjakovar ka bërë të ditur se në krye të ekipit për sezonin 2025/26 do të jetë trajneri Jeronimo Sharin, me të cilin ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Te Vëllaznimi janë ndarë të kënaqur me punën e trajnerit kroat, që tashmë ka firmosur kontratë njëvjeçare dhe ta konsolidoj ekipin për sezonin tjetër.

Nën drejtimin e Sharinit, Vëllaznimi jo vetëm që ka pasur rezultate të mira, por edhe ka shijuar suksese.

Suksesi më i madh i ekipit gjakovar, padyshim mbetet triumfi në Ligën Unike, duke fituar trofe për herë të parë pas gati tri dekadave.

Sa i përket Superligës së Kosovës, Vëllaznimi arriti deri në çerekfinale të play-offit, seri kjo në të cilën u eliminua nga Sigal Prishtina me rezultatin e përgjithshëm 2:1 pas tri ndeshjeve të luajtura.

Teilen: