Friday, 3. April 2026
Sport

KB Vëllaznimi zyrtarizon qendrën Gordon

GS 15/12/2025 1 Min. Lesezeit

Qendra amerikane, Andrew Gordon është rikthyer për herën e tretë në basketbollin kosovar, por këtë herë jo te KB Trepça.

Gordon, të hënën është zyrtarizuar te Vëllaznimi i Gjakovës, ekip me të cilin ka firmosur kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

“Qendra e fuqishme amerikane – Andrew Gordon rikthehet në basketbollin kosovar, kësaj radhe si pjesë e Vëllaznimit tonë”, ka shkruar Vëllaznimi ndër tjera në prezantimin e Gordonit.

Gordon i gjatë 207 centimetra, e njeh mirë Superligën e Kosovës pasi për dy sezone ishte pjesë e Trepçës, ekip me të cilin fitoi trofe, përfshirë edhe titullin e kampionit.

Se fundmi, Gordon ishte pjesë e ekipit nga Britania e Madhe, Caledonia Gladiators, ku pati vetëm tri paraqitje dhe luajti me një mesatare prej 4 pikëve e 3 kërcimeve për ndeshje.

Pas largimit nga Trepça, Gordon ka bërë karrierë edhe në Bullgaria e Uruguai kurse te Vëllaznimi po shihet si përforcim i rëndësishëm nën kosh.

Teilen: