Basketbollistet e Bashkimit, më në fund kanë triumfuar në Ligën Unike pas shumë tentimeve në sezonet e fundit.
Ekipi nga Prizreni, është shpallur kampion i Ligës Unike për sezonin 2025/26, që u mbyll të mërkurën mbrëma në Prizren.
Në finalen e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” Bashkimi e mposhti Pejën 03 me shifrat 73:63.
Në të vërtetë , finalja ishte tejet dramatike dhe Bashkimi bëri mrekullinë për të triumfuar.
Dy çerekët e parë, i takuan Pejës 03 që dominoi dhe shkoi në pushim me 20 pikë dallim (40:20).
Mirëpo, në dy periudhat e fundit, Bashkimi u rikthye fuqishëm, fillimisht duke e fituar çerekun e tretë (20:11) dhe të fundit (27:10) për të konfirmuar fitoren e madhe.
Për Bashkimin, ky është trofeu i parë i Ligës Unike që e fiton në histori të klubit.
Alexis Mead me 33 pikë, 6 kërcime e 4 asistime ishte më efikasja te Bashkimi dhe më e merituara për këtë fitore, duke u zgjedhur edhe MVP i turneut final.
Me lojë të mirë te Bashkimi, u veçua edhe Dontavia Wagoner me 22 pikë e 16 kërcime.
Te Peja 03, u dalluan Paige Powell me 28 pikë e 12 kërcime dhe Adrienne Godbold me 12 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.
Për Bashkimin, ky është trofeu i dytë i fituar këtë sezon, pasi javë më parë triumfoi edhe në Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Pejën 03.