• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kejn: Myler më eklipsoi, lojtari më inteligjent që njoh

27/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores në hapjen e Bundesligës kundër Volfsburg, Herri Kejn u lehtësua dukshëm për fillimin e suksesshëm të sezonit.mylerNë intervistën e “ESPN”-së, ai u “eklipsua” veçanërisht prej Tomas Myler dhe foli për mentalitetin e ekipit. Bajern e nisi me triumf sezonin e ri, duke mposhtur në transfertë Volfsburgun me shifrat 3-2. Edhe pse Kejn nuk ishte në gjendje të kontribuonte me një gol të tijin në fitore, ai sërish luajti një rol të madh në tri pikët e para me dy asistime.

LËVDATA PËR MYLER – “Taktika dhe personaliteti i tij i Myler përshtaten në mënyrë të përkryer me lojën. Ai është një nga lojtarët më inteligjent të futbollit në botë. Këtë e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij. E kupton pozicionin e tij dhe gjithmonë e di se si mund të ndikojë në lojë. Pas inkuadrimit në fushë, ai na ndihmoi të kontrollonim më mirë lojën dhe bëri shumë vrapime të thella, gjë që ishte mirë për ne”, tha bomberi anglez.

Herri vlerësoi gjithashtu gjendjen aktuale të “plakushit” Myler: “Tomas kishte një përgatitje të shkëlqyer, ai e tregoi këtë me gola dhe asistime në fazën përgatitore. Ne thamë para ndeshjes se kishim nevojë për të gjithë dhe kishim nevojë kundër Volfsburgut që ai të dilte në fushën e blertë. Më besoni, Myler është një djalë i mrekullueshëm! Ai gjithashtu del në media pikërisht ashtu siç është në të vërtetë. Është një bekim ta kesh atë në dhomat e zhveshjes. Ai gjithmonë sjell shumë energji dhe motivim në ekip. Është kënaqësi të luaj në një ekip me Tomasin.”, vijoi kryeshënuesi i përfaqësueses angleze.

NDESHJA – “Do kishte qenë më bukur nëse do të shënojë, por prapa jam i lumtur për fitoren e skuadrës. Përtej finalizimit të rasteve, sulmuesit duhet të tregohen se jeni elastik dhe mund të ktheheni në shërbim të mbrojtjes kur topin e ka rivali, sepse jo çdo lojë mund të jetë perfektë, kështu që u përpoqa të jap kontributin edhe në këtë aspekt. Ishte një fillim i mirë i sezonit, sepse fitorja rrit moralin dhe krijon frymë pozitive në grup”, e mbylli Herri Kejn.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Portieri i Kosovës dhe Tirana, në “luftë” për mijëra euro. Ja prapaskenat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.