Herri Kejn e ka veshur menjëherë “kostumin” e futbollistit popullor në Mynih. Pas golave dhe rekordeve që në javët e para, shtatlarti anglez i ka bërë pjesë të tij edhe festimet e “Oktoberfest”.
Ditën e djeshme ai e ka bërë lidhjen me të fortë me tifozët bavarezë dhe klubin, konkretishtduke folur me fjalë mjalti ndaj Gerd Mylerit, të cilin e vështron si modelin e shkëlqyer drejtperfeksionit:
“Do të kisha dëshirë të zbuloja ndjesinë e të luajturit përkrah Gerd Mylerit. Ai ishte golashënues i jashtëzakonshëm dhe nga sa kam dëgjuar njeri me shumë vlera. Ekonsideroj veten me fat dhe tepër i vlerësuar që kam mundësi të vesh fanellën me numrin’9′ te Bajerni. Moment special të ndjek hapat e Gerdit”, tha për revistën e klubit “51”transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit më të titullar në Gjermani, 100 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL