• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kejn pa barriera: Nuk ndalem. Në Mynih ndihem si në shtëpi, sapo kam filluar punë… me golat

27/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 Largimi i Robert Levandovskit nga Mynihu u pa si rrënimi i Bajernit në arenën e madhe europiane. Por tashmë ky diskutim nuk ka asnjë vlerë, e cila vjen si rezultat i “tërmetit” Kejn. Bomberi i përfaqësueses angleze numëron 18 gola pas 12 prezencash në Bundesligë, i jashtëzakonshëm.

musiala kejn gnabri

Goli karshi Këlnit ditën e premte ishte vendimtar në sigurimin e tri pikëve, njëkohësisht zgjerimin e rekordeve. Për t’i shtuar akoma me tepër ngjyra kësaj panorame ka menduar vetë protagonisti. Herri në një intervistë së fundmi për kanalin “Sport1” tha se po përjeton formën më të mirë në karrierë, pavarësisht moshës dhe eksperiencave pararendëse, si me Totenhemin apo kombëtaren e Anglisë.

PYKA E KAMPIONËVE – “Kam kaluar disa faza të rëndësishme në spektrin profesional si futbollist, ama s’hezitoj të them me bindje se ky është momenti më i mirë në karrierë. Shkoj në çdo ndeshje me ndjenjë të mirë dhe besim se do ta ndihmoj klubin të marrë rezultatin e duhur, fitoren. Lojtarët ma kanë bërë më të lehtë shënimin e golave, tregues se ata kanë luajtur rol vendimtar në këtë sasi finalizimesh brenda një kohe tepër të shkurtër. Mbartin cilësi për t’u admiruar.

Në klubin aktual ndihem si në shtëpi, ndonëse jam vetëm në muajt e parë. Të gjithë më kanë pritur ngrohët dhe i falënderoj. Do përpiqem t’ia shpërblej besimin trajnerit, bordit dhe tifozëve në fushën e blertë. Nëse vazhdojmë të ruajmë frymën mund të shikoni edhe më shumë gola prej meje”, përfundoi Kejn. Kryeshënuesi i përfaqësueses së “tre luanëve” theu rekordin si futbollisti anglez që shënon më tepër brenda një sezoni të vetëm në Gjermani, duke i lënë “tragën” Xhejdon Sanços pas vetëm 12 prezencash me 18 konkretizime.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI- PANORAMASPORT.AL

Next Post

Giroud dëshiron të mbetet te Milan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.