• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kejn stërvitet i diferencuar, kapiteni i Anglisë mbetet në dyshim për Greqinë

09/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës mëngjesin e së martës, ndërsa vazhdon rikuperimin nga një dëmtim.

kejn

Kejn doli duke çaluar nga barazimi 3-3 i Bajernit të Mynihut me Aintrahtin e Frankfurt të dielën, por udhëtoi drejt e në “St George’s Park”, ku u konsiderua në gjendje të mirë fizike nga stafi mjekësor i Anglisë të hënën në mbrëmje. Megjithatë, sulmuesi 31-vjeçar u stërvit në ambiente të mbyllura në një program të individualizuar, ndërsa hyn në një garë për të qenë gati për ndeshjen e Ligës së Kombeve të së enjtes mbrëma, kundër Greqisë në “Wembley”.

Të 21 lojtarët e tjerë të trajnuar nga trajneri i përkohshëm, Li Karslej, vazhduan përgatitjet për ndeshjet e radhës, ndërsa përveç Greqisë do të kenë edhe një udhëtim në Finlandë që të dielën. Mungesa e Kejnit në stërvitje është shkak shqetësimi për Karslejn, i cili zgjodhi të mos thërriste asnjë zëvendësues për tre lojtarët që u larguan nga skuadra.

Ezri Konsa, Morgan Gibs-Uajt dhe Kobi Meino u tërhoqën nga skuadra të hënën për shkak të dëmtimeve të marra duke luajtur për klubet e tyre gjatë fundjavës. Ky është lëndimi i dytë që kapiteni i Anglisë ka pësuar brenda disa javësh, pasi ai ishte në dyshim për t’u aktivizuar kundër Aston Vilës në Ligën e Kampioneve javën e kaluar, përpara se të luante 90 minuta.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kosova U17 mposhtet nga Ukraina

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.