Wednesday, 22. April 2026
Sport

“Kemi më shumë teknikë se meshkujt”, ylli i tenisit të femrave: Përse ata paguhen më shumë?

GS 19/05/2024 2 Min. Lesezeit

Emma Raducanu është një nga tenistet më të talentuara të gjenratës së saj, edhe pse së fundmi 21-vjeçarja po kalon një periudhë me shumë probleme fizike që nuk e kanë lejuar të skëlqejë.

Britanikja, fituese e US Open në moshën 18-vjeçare, së fundmi foli rreth diferencës në pagesat mes femrave dhe meshkujve në sportin e tenistit. Raducanu, theksoi se femrat janë më të mira teknikisht se meshkujt që gjithçka e mbështesin te forca fizike.

“Shumë femra janë më të mira teknikisht se meshkujt. Femrat mendojnë shumë për shpejtësinë, lëvizjen dhe luajnë duke përdorur trurin, teksa meshkujt gjithçka e bazojnë te forca fizike. Nuk e kuptoj përse edhe çmimet në fund të turneve janë të ndryshme për femrat dhe meshkujt. Nuk është e drejtë”, u shpreh Raducanu.

Së fundmi, sa i takon fituesit të turneut, në Roland Garros është barazuar shumë e parave për fituesin. Kështu si në rastin e femrave ashtu edhe të meshkujve, fituesi i turneut francez do të arkëtojë 2.1 milionë paund.

Ndërkohë, sa i takon “Italian Open” që u zhvillua së fundmi, fituesja e femrave do të përfitojë 550.000 paund ndërsa te meshkujt fituesi do të përfitojë 750.000 paund.

Teilen: