Në ndeshjen derbi ndërmjet Juventusit dhe Interit kanë qenë prezent edhe një grup i tifozëve kosovarë.
Në tribunat e “Allianz Stadium” në Torino, ata shpalosën edhe një mesazh drejtuar futbollistëve, për t’u treguar kilometrat e shumta që kanë udhëtuar për të qenë në mbështetje të tyre, shkruan lajmi.net.
“Kemi udhëtuar 1680 kilometra për t’ju parë” – shkruhet në banderolën e tifozëve nga Kosova.
Afër banderolës është shpalosur edhe flamuri i Kosovës.
Juventusi dhe Interi kanë barazuar 1:1 në derbin e javës në Serie A, me golat e Vlahoviq e Martinezit.
Vlen të përmendet se Juventusi gëzon një numër të madh të tifozëve edhe në Kosovë./Lajmi.net/