• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kenan Haxhihamza fiton çmimin “Ylli i Javës” 

11/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 19-të në Albi Mall Superligë i është ndarë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Naim Kodraliu, Denis Isaja dhe Xhavit Mehmeti. Ky komision vendosi që çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e nëntëmbëdhjetë t’i takojë Kenan Haxhihamzës, i cili me pritjet e tij ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër Llapit në transfertë (0:1), duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme për Gjilanin.

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Është rëndësishme që kemi fituar ndeshjen e parë sepse është një hap i rëndësishëm për hapjen e sezonit. Kjo është një rezultat i punës që kemi bërë në fazën përgatitore. Sa i përket kundërshtarit, ne jemi takuar edhe dy herë më parë me Llapin në këtë kampionat dhe kemi pasur rezultate pozitive. I njohim pikat e dobëta dhe të forta të tyre.
Pas transferimeve, kemi krijuar një grup shumë më të kualitetshëm dhe na mbetet ne të bëjmë punën në fushë për të sjellë rezultate dhe të dalim sa më shpejt në lojën që kërkon stafi teknik. Na ka ndihmuar shumë fakti që jemi bashkë që 6 muaj.
Synimet e klubit janë minimum dalja në Evropë. Ne jemi akoma në Kupë dhe do të luftojmë edhe për të fituar këtë trofe dhe për ta përmbyllur mirë sezonin.
Çmimin ia dedikoj të gjithë atyre që kanë investuar në mua që nga dita e parë, gjithashtu bashkëlojtarëve të cilët kanë derdhur djersë që rezultati i ndeshjes të mbrohet”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

Gimenez i tregon të gjitha: Zgjodha me zemër, te Milani jo vetëm për gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.