Tuesday, 10. March 2026
Futboll

Kenan Yildiz: Më kishte munguar goli, jap gjithçka për ekipin, tifozët dhe kualifikimin në Champions

GS 10/03/2026 1 Min. Lesezeit

Më kishte munguar shumë shënimi i golave, sepse më pëlqen të shënoj dhe të ndihmoj ekipin. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer ndaj Pisa dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë“.

Kjo është deklarata e sulmuesit të Juventus, Kenan Yildiz, me skuadrën që rikthehet sot në stërvitje pas një pushimi 48-orësh dhënë nga trajneri Luciano Spalletti.

Turku foli me superlative për trajnerin, që tha se Yildiz bën gjëra për të cilat lojtarët normalë as nuk mendojnë: “E falënderoj trajnerin sepse ai është gjithmonë pas meje, por unë nuk mendoj për këto gjëra. Unë jap gjithçka për ekipin, për tifozët dhe për Juventus.”

I kënaqur që shënova pas kaq kohësh, por nuk jam golashënues. Ishte gjithashtu një dhuratë e bukur ditëlindjeje për trajnerin“, shtoi Yildiz.

Në fund, turku tha: “Ne besojmë se do të kualifikohemi në Champions League sepse kemi ekipin për ta bërë këtë. Patjetër që duam të shkojmë aty dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi.”

Teilen: