Gjiganti katalunas Barcelona,po synon që të bëjë përforcime në reaprton e sulmit për sezonin e ri.
Blaugranasit po tentojnë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit anësor të Juventusit Kenan Yildiz,duke marrë parasysh që nuk do të synojnë të blejnë kartonin e Marcus Rashford.
Përndryshe Juventus po kërkon rreth 80 milionë euro për reprezentuesin e kombëtares turke,shumë që është mjaft e lartë për Barcelonën të cilët duhet vënë në shitje disa futbollistë për të siguruar 20 vjeçarin.
Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim,se nëse Yildiz do të transferohet tek Barcelona sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë që Kenan Yildiz e nisi mjaft mirë sezonin e ri me Juventusin,duke realizuar 2 asistime në 2 ndeshjet e para në Serie A.