Wednesday, 25. March 2026
Sport

Kepa zyrtarizohet të Real Madrid

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kepa Arrizabalaga ka përfunduar në Madrid.

Reali ka njoftuar se e ka huazuar portierin spanjoll për një vit, deri në qershor të vitit 2024.

Portieri i Chelseat e refuzoi Bayern Munichun për t’iu bashkuar klubit nga “Santiago Bernabeu”.

Ai do ta zëvendësojë të lënduarin rëndë, Thibaut Courtois.

28 vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti që nga ndeshja e ardhshme.

Ai është portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi “Blues” e kishin blerë për 80 milionë euro nga Athletic Bilbao.

Teilen: