• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 2, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Këpucë “magjike” që ndikojnë në mendjen e futbollistëve, Tuchel zbulon “armën” e re të Anglisë

13/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Triumfi në SHBA, Kanada dhe Meksikë 2026 është objektivi i madh i Anglisë së Tomas Tuchel, i cili ditën e djeshme ka qenë protagonisti kryesor i konferencës për shtyp të “Tre luanëve” në vigjilje të takimit me Serbinë.

Trajneri gjerman u ka shpjeguar gazetarëve se çfarë ishin këpucët e reja të përdorura prej lojtarëve të Anglisë gjatë qëndrimit në qendrën e grumbullimit. Rashford dhe disa lojtarë të tjerë janë fotografuar nga fotoreporterët duke veshur disa këpucë të veçanta me ngjyrë të kuqe. Ky fakt u ka tërhequr vëmendjen gazetarëve, të cilët kanë kërkuar një shpjegim nga Tuchel-i. “Dikush më foli për këto këpucë dhe më pas vura re se të gjithë lojtarët i kishin veshur. Përtej ngjyrës dhe formës më kanë shpjeguar se këto këpucë ndihmojnë shumë lojtarët që të fokusohen më shumë gjatë mbledhjeve. Për mua rëndësi ka që lojtarërt të besojnë diçka të tillë”, tha 52-vjeçari.

Po dje komisari teknik i Anglisë tregoi diçka më shumë edhe rreth planifikimit të skuadrës. Sipas tij Kane, Bellingham dhe Foden janë tre lojtarë, të cilët nuk do të mund të lujanë kurrë së bashku me fanellën e “Tre luanëve”. Tuchel shpjegoi se karakteristikat e tyre bëjnë që në skemën aktuale të Anglisë të kthejnë në pamundur aktivizimin e tri futbollistëve në fjalë njëkohësisht.

Next Post

Skandali i basteve, Federata Turke e Futbollit pezullon mbi 1000 lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.