Saturday, 16. May 2026
Sport

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

GS 16/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga finalja e play-offit, për inkuadrim në Premierligë.

Në mediat angleze është raportuar për skandalin “Spygate”, ku thuhet se një spiun i Southamptonit ka vëzhguar stërvitjet e skuadrës kundërshtare.

Southamptoni u akuzua për shkelje të rregullave të EFL-s, para ndeshjes gjysmëfinale të play-offit.

EFL konfirmoi se për këtë çeshtje do të mbahet një seancë disiplinore jo më larg se data 19 maj.

Mediat angleze kanë publikuar edhe fotografi të personit i cili dyshohet se ishte spiuni i stervitjeve të Middlesbrough.

Por sipas “The Athletic”, Suothampton thuhet se ka spiunuar disa klube të shumta gjatë Kampionatit.

Teilen: