• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kërkohet zyrtarisht që të hiqet nga lista e Shqipërisë

11/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Keidi Bare është kthyer pas shumë kohësh në listën e Kombëtares shqiptare, me trajnerin Silvinjo që e ka përfshirë mes emrave të përzgjedhur për sfidat e muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Por prania e mesfushorit është në dyshim për shkak të një dëmtimi që ka pësuar prej dy javësh e që vazhdon ta mbajë larg fushave të lojës.

Trajneri Silvinjo e pranoi se situata e Bares ishte nën vëzhgim, por tashmë zbulohet se ka një kërkesë zyrtare që ai të mos jetë i grumbulluar më Shqipërinë për shkak të dëmtimit të pësuar së Spanjë.

Klubi i Saragozës ka kërkuar që Bare të mos jetë i pranishëm në listën e kuqezinjve për këto ndeshje, duke argumentuar se nuk është ende i riaftësuar nga dëmtimi për të zhvilluar stërvitje normalisht, arsye pse gjatë gjithë këtyre ditëve ka bërë vetëm ushtrime veçmas grupit.

Klubi spanjoll shpreson që Silvinjo të pranojë këtë kërkesë dhe të lërë të lirë Baren që të mos udhëtojë drejt vendit tonë për t’u verifikuar nga stafi mjekësor kuqezi, për të vazhduar rikuperimin e tij në Spanjë.

Vetëm të hënën do të mësohet vendimi i Silvinjos dhe stafit të tij sa i përket grumbullimit apo jo të mesfushorit, i cili ishte një nga mungesat e mëdha në Euro 2024 edhe pse po kalonte një formë shumë e mirë me klubin e tij.

Next Post

VIDEO/ Shpendi fiton derbin shqiptar me Kastratin, shënon golin e tetë në Serinë B

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.