• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kërkojmë mbështetjen tuaj”, Gjimshiti dhe Bajrami thirrje tifozëve

14/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Triumfi 3-0 ndaj Çekisë dhuroi emocione të forta dhe të paharrueshme për të gjithë.

Mbi të gjitha ka afruar më shumë se kurrë kuqezinjtë me kualifikimin në Euro 2024.
Objektiv që arrihet nëse sigurohet një pikë në dy takimet e fundit kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në shtëpi të programuara në datat 17 dhe 20 nëntor.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, rikthehet në fushë të martën e 17 tetorit përballë Bullgarisë në “Air Albania” (ora 18:00).

Kjo do të jetë miqësorja e parë për teknikun e Kombëtares, i cili do të ketë mundësinë të provojë lojtarë të rinj përballë bullgarëve.

Në lidhje me këtë ndeshje, kapiteni Berat Gjimshit dhe Nedim Bajrami kanë ftuar tifozët që të jenë të shumtë në stadium të martën.

“Duam sa më shumë tifozë të martën në stadium. Forca Shqipëri”, shprehet lojtari i Sassuolos, teksa mbrojtësi i Atalantës thekson: “Kërkojmë mbështetjen tuaj”./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Kontratat faraonike nga Arabia kanë ridimensionuar futbollin, Ronaldo i pakapshëm/ Ja lista

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.