Thursday, 21. May 2026
Sport

Kërkon blerjen, Tami Abraham: Dua vetëm të ndihmoj ekipin e Milanit

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Tetë gola dhe pesë asiste në një sezon me 37 prezenca në të gjitha turnetë me fanellën kuqezi. Jo keq për Tami Abraham, që vetëm vitin e kaluar vuante më shumë në infermieri sesa në fushë me Romën.

Screenshot 2025-03-19 182036

Sivjet, i huazuar te Milani, synimi i anglezit është të sigurojë blerjen nga kuqezinjtë në fund të sezonit aktual. Dhe diçka e tillë do të ishte më e lehtë, nëse paraqitjet do të jenë të ngjashme me atë që bëri ndaj Komos, ku i mungoi vetëm goli.

Një asist dhe një tjetër pasim i shpërdoruar nga Reijnders, por sulmuesi nuk dorëzohet. “Sa herë që hyj, dua ta ndihmoj shokët sa më shumë që të jetë e mundur, pasi jam lojtar skuadre. Jam i lumtur që kam bërë një asistim.

Ato ndaj Komos ishin pikë të rëndësishme, na duhej fitore për të përjetuar me besim ndalesën e kombëtareve”, deklaroi sulmuesi. Sipas të dhënave të fundit, ai mund të jetë titullar ndaj Napolit më 30 mars, duke parë edhe formën e dobët të Gimenezit në daljet e fundit të Milanit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: