• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kërkon përqendrim nga skuadra e tij, Kompani: Aston Vila të fut frikën në kundërsulm

02/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Bajern Mynih, Vinsent Kompani, dhe sulmuesi Serzh Gnabri janë prezantuar në konferencën për shtyp te klubi gjerman, në prag të duelit me Aston Vilën në transfertën e sotme.kompaniTrajneri – “Nuk kam nevojë të dëshmoj asgjë. Mendoj se është e rëndësishme t’i ndash gjërat. Çdo sfidë që merr përsipër ka një kontekst të ndryshëm. Gjëja më e rëndësishme për një trajner është të thotë: ‘Unë vërtet bëra gjithçka për ta arritur këtë’.

Në lidhje me përgatitjen që i kam kushtuar skuadrës për Aston Vilën di të them se jemi përgatitur mjaftueshëm. Por ajo që mund të marrim me vete është intensiteti. Do të jetë një lojë e vështirë jashtë. Ne kemi nevojë për përqendrim të plotë dhe energji për sot. Hamendësoj se gjithçka që bën Aston Vila është shumë e qartë, ata janë shumë mirë të organizuar, ju mund të shihni se çfarë duan të arrijnë në çdo fazë. Luajnë kompaktë, është një stil shumë i ngjashëm me Leverkusen. Kompaktësia midis rreshtave, siç prezantohet skuadra angleze, e bën të rrezikshme në kundërsulm dhe kjo është arsyeja pse ajo ishte kaq e suksesshme sezonin e kaluar. Të gjithë e dinë se kanë kaluar mbi 40 vjet që kur Aston Vila luajti për herë të fundit në Kupën Europiane. Ajo që arritën edicionin e shkuar vlerësohet e jashtëzakonshme, ata e meritojnë. Një ekip i organizuar shkëlqyeshëm me një atmosferë të mirë në shtëpi. Por Bajern Mynih është mësuar me këto takime dhe ne duam ta shijojmë vetë dhe shpresojmë që lojtarët të jenë të emocionuar që po luajnë këtu”, tha Kompani.

Sulmuesi – Serzh Gnabri do të shkojë në ishull me Bajernin. Skuadra e Mynihut luan në Birmingam kundër Aston Vilës. Para ndeshjes, Gnabri foli për atmosferën në “Villa Park”: “Anglia është shumë e veçantë, ka një atmosferë të mrekullueshme në stadiumet e vjetra, ata e përcjellin ritëm shumë të mirë”, shpjegoi Gnabri, i cili vetë luajti në Premier Ligë: “Për njerëzit këtu në Angli, futbolli është shpesh gjëja më e mirë. Unë mezi pres të luaj. Kjo do të jetë dueli i parë në shtëpi për Vilan në shumë vite rreth Champions-it, stadiumi do të jetë ‘zjarr’!” Te bavarezët kanë respekt për kundërshtarët.

Serzh foli për pikat e forta të Aston Vilas: “Në çdo rast, Vila është një ekip shumë i fortë që ka qenë shumë konsistent, i fortë dhe fizik kohët e fundit. Të gjithë lojtarët e skuadrave në Angli shkojnë shpesh në palestër, do të jetë një lojë shumë e lodhshme, shumë e vështirë. Ata gjithashtu mbrojnë shumë mirë, kështu që sot nuk do të jetë e lehtë”. Ylli ofensiv foli edhe për herën e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Vinsent Kompani: “Trajneri kërkon një lakmi të caktuar, një intensitet të lartë, që të mos e lëmë kundërshtarin të ketë shanse. Kjo është ajo që na dallon, ndihet mirë që jemi përsëri kaq dominues. Ne nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë aq mirë gjatë viteve të fundit”, thotë Gnabri. 29-vjeçari ndihet rehat në sistemin sulmues të belgut: “Sa më shumë posedim të topit të kesh si skuadër, aq më shumë sulmon, sa më dominues të bëhesh, sa më shumë shanse të kesh, aq më shumë gola mund të shënosh. Është shumë argëtuese për ne në sulm!”, përfundoi Serzh Ganbri.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hansi Flick po i beson shkollës së famshme, trajneri gjerman ia mundëson debutimin me Barçën pesë lojtarëve të La Masia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.