Friday, 21. August 2026
Sport

Kërset grushti, tre lojtarë përjashtohen nga fusha

GS 28/12/2024 1 Min. Lesezeit

Një incident mes lojtarëve ka ndodhur në ndeshjen e NBA-së mes Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns.

“Footprint Center”, u kthye në një ring boksi ku basketbollisti Jusuf Nurkiç, u përlesh me PJ Washington dhe Naji Marshall.

E gjithë kjo erdhi pas një faulli të Nurkiç, në çerekun e tretë të ndeshjes.

Nurkiç u përball me Marshallin përpara se ta godiste në kokë me dorë të hapur, dhe më pas Marshall u përgjigj me një grusht në qafë.

Washingtoni e shtyu me shpejtësi Nurkiçin, i cili përfundoi në tokë përpara se skuadrat të ndaheshin.

Gjyqtarët rishikuan lojën përpara se të vendosnin që tre lojtarët do të përjashtoheshin.

Kujtojmë se ndeshja përfundoi me fitoren e Dallas Mavericks, të cilët mposhtën Phoenix Suns me rezultatin 98-89.

Teilen: