Ish-lojtari i Bajernit, Interit dhe i kombëtares gjermane, Jurgen Klinsman, ka dhënë një intervistë për “Sky Sports Deutschland”, duke analizuar mes të tjerave dhe ndeshjen mes Barcelonës dhe Dortmundit sonte në mbrëmje.
Duke iu referuar përballjes së sotme, legjenda gjermane ka përçuar doza optimizmi në Dortmund. Ai beson se Barcelona nuk është e pathyeshme dhe se ka pika të dobëta që Borusia duhet t’i shfrytëzojë.
“Borusia ka kaluar disa javë të turbullta, por nuk zbret në këtë përballje të dyfishtë pa shanse. Barcelona është favorite për nivelin e skuadrës, por në këtë format të Ligës së Kampioneve kemi parë mjaft surpriza. Shanset janë aty.
Mendoj se Dortmundi mund të përfitojë nga fakti që mund të bëjë rolin e sfidantit. Duhet ta godasë Barcelonën në kundërsulm”, deklaroi legjenda gjermane.
PANORAMASPORT.AL