Wednesday, 8. April 2026
Sport

Kështu e ka festa në Gjermani | Granit Xhakën e bëjnë “qull” me birrë

GS 14/04/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka fituar titullin kampion në Bundesliga për sezonin 2023/24.

Granit Xhaka ishte një nga realizatorët e pesë golave në fitoren e Leverkusenit në “BayArena” ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5:0.

Në dhomat e zhveshjes filloi festa e lojtarëve të Xabi Alonsos.

Aty nuk mungoi festa me birra, ku lojtari shqiptar u bë “qull” nga bashkëlojtarët e tij.

Kujtojmë që Leverkuseni nuk ka humbur asnjëherë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Teilen: