Dje 6 vite nga takimi i fundit me Fadil Vokrrin, 24 orë para vdekjes së legjendës, të papërsëritshmit.
Sot është 6 vjetori i vdekjes së legjendës.
Emër i madh dhe një personalitet që nuk e kishte shoqin.
8 qershor, 2018, ora e mëngjesit 9.40, takimi me Fadil Vokrrin dhe Eroll Salihun.
Vokrri e Salihu, dy burra të mëdhenj, të fjalës dhe të punës dhe pak fjalë.
As sot nuk e di pse me ftuan me aq shumë këmbëngulësi!
As sot nuk e di pse.
Vetëm me thanë shkurt e me buzëqeshje: “Patëm qejf me të pa”.
Patëm qejf më të pa, për mu ishte shumë e veçantë, as që e kisha menduar si fëmijë se një ditë do të rrija me Fadil Vokrrin se lere që të vijë koha e të më ftojnë për qejfi.
Edhe sot e asaj dite me sillet në mendje, pse më ftoi?
Aty ishte një bisedë e lirë dhe Vokrri gjithnjë i buzëqeshur duke dëgjuar bisedën pandërprerë mes meje dhe Salihut për futbollin e viteve të 80-ta e këndej.
Me Salihun, krahu i djathtë i Vokrrit.
Fadil Vokrri: “Të dielën po aterojmë për në Rusi, ku jemi në hapje të Kampionatit Botëror”.
9 qershori, 2018, një paradite trishtuese dhe si më zë vajtues thërret Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, paska ka vdekur Fadil Vokrri.
Nuk i besova Gjinovcit në një moment, duke e kritikuar ashpër e duke i thënë qysh bre po gjen kohë me kësi gjëra me u zbavit e fol palidhje, a veç që more vesh që dje kam ndejtur me Vokrrin.
Ma ktheu, ka vdekur përnjëmend, shikoj lajmet, sepse në atë moment isha në gjumë kur ma prishi edhe gjumin Gjinovci.
As 24 ore nuk shkuan, Vokrri papritur ndërroi jetë në orët e mëngjesit të së shtunës.
E diela doli ndryshe dhe zi në shtetin e Kosovës.
Vokrri nuk ateroi në Rusi për në Kampionatin Botëror.
Vokrrit i jepet lamtumira e fundit në lagjen Arbëria të Prishtinës.
Do të shkojnë shekuj por nuk do të kemi lojtar si Vokrri, që u rritem e u kënaqem me lojërat e tij.
Vokrri me mjeshtri e menaxhoi FFK-në, e ndërkombëtarizoi në UEFA e FIFA dhe vet emri i tij ishte një imazh shembullor për FFK-në e shtetin e Kosovës.
Vokrri e menaxhoi federatën në kohën kur kishte shumë pak mjete, ndërsa sot me rreth 20 milionë euro, është lehtë shumë lehtë të menaxhosh këtë institucion.
Sot, FFK-së i mungon shumë Fadil Vokrri, një figurë madhore si legjenda.