• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kessie prezantohet tek skuadra e re

09/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë është zyrtare, Frank Kessie është lojtari më i ri i Al Ahlit.

Duket se këmbëngulja e klubit saudit më në fund i dha frytet, teksa operacioni i transferimit të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë është mbyllur me 12.5 milionë euro. 

Asnjë skuadër nga Premier League dhe Seria A nuk arriti të bënte një ofertë të kënaqshme për Barcelonën, e cila edhe pse donte ta hiqte qafe lojtarin, pasi nuk ishte pjesë e planeve të Xavit, as nuk kishte ndërmend ta lejonte largimin si i lirë. 

“FC Barcelona dhe Al-Ahli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Frank Kessie për 12.5 milionë euro”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Barcelonës. 

Mesfushori iu bashkua Barcelonës në verën e vitit të kaluar, kur u transferua si futbollist i lirë. Ai ka zhvilluar 43 paraqitje në edicionin debutues për Barçën, duke rezuluar 3 gola dhe 3 asiste.  

Në klubin e tij të ri futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të fitojë dyfishin e asaj që mori te Barça. Operacioni i kënaq të gjitha palët.

Next Post

Man City ofron 81 milionë euro për Paqueta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.