Sunday, 15. March 2026
Sport

Kessie pritet të rikthehet në Serie A

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Marrëveshja është arritur: Kessie rikthehet në Serie A për 15 milionë euro.

Lajm bombastik nga Spanja, Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit

Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.

Edhe pse arriti ta fitojë La Liga-n në sezonin e tij të parë me Blaugranët, Kessie nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe do të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.

Zërat për rikthimin e tij në Serie A, sa vijnë e shtohen, ndërsa portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Kessie.

Sipas Todo Fichajes, Juventus do të paguaj 15 milionë euro për kartonin e Kessie dhe tani pritet vetëm largimi i Pogbas që ky operacion të materalizohet.

Pogba përfiton 10 milionë euro në sezon te Zonja e Vjetër dhe largimi i tij nga klubi do të mundësojë afrimin e Kessie.

Teilen: